Pasi shkaktuan probleme dhe dhunë jashtë stadiumit para ndeshjes me Anglinë, tifozët serbë kanë vazhduar me probleme edhe në ndeshjen e xhiros së dytë.
Skena të turpshme janë parë në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Serbisë.
Tifozët serbë në pjesën e dytë nuk kanë ndalur hedhjet në fushën e lojës.
10 minuta para fundit folësi zyrtar ua ka tërhequr vërejtjen shikuesve për hedhjen e gjësendeve.
Kishte hedhje të shumta kur Zan Karnicnik shënoi golin e epërsisë për Slloveninë.
Ato nuk u ndalën edhe kur Erik Janza tentonte të riniste lojën në një periudhë të takimit, madje aty në sfond shihej edhe flamuri me hartën e Kosovës dhe me ngjyra të Serbisë që shkruan në të: “Nuk do të dorëzohemi”.
Ndeshja përfundoi 1-1, me kombëtaren serbe që shënoi në sekondat e fundit të kohës shtesë