Libri i rekordeve “Guinness” është kthyer në një koleksion kuriozitetesh për të mëdhenj e të vegjël, të cilët kërkojnë të shuajnë kureshtjen për të ditur cila është gruaja më e gjatë në botë, apo cila është patatja më e shëndetshme, shkruajn mediumi britanez “Metro”.
Sa për kuriozitet, “patatja më e shëndetshme” është regjistruar me peshën 7.8 kilogramë dhe është quajtur “Doug the Spud”.
Që prej krijimit të tyre në vitin 1955, Libri i Rekordeve Guinness ka përfshirë shumë ekstreme absurde për t’u quajtur rekorde.
Pronarja braziliane e restorantit “Elaine Davidson” ka bërë 4,225 shpime dekorative në lëkurë prej më shumë se 30 vjetësh, dhe fitoi rekordin në vitin 2003.
Britaniku, Garry Turner, mund të tërheqë lëkurën e tij elastike deri në rreth 10 cm, prej një gjendje gjenetike të quajtur Sindroma Ehlers-Danlos.
“Gjithmonë e dija se kisha lëkurë të veçantë, xhaxhallarët e mi zbaviteshin duke ia treguar të tjerëve”, tha Gary për “Guinness” kur fitoi titullin në 1999.
“Lëkura nuk më dhemb fare, por sëmundja ka efekte anësore të tjera, siç është dhimbja e kyçeve”, ka shtuar ai.
Numri më i madh i gjilpërave të ngulura në dorë është fituar nga Wei Shengchu, në 2013, por për arsye estetike fotot mund te jene te renda.
Kurse, beli më i hollë iu dha Cathie Jung, amerikania që në 1999 kishte rrethin e korsesë vetëm 38.1cm.
Këtë vit disa nga rekordet përfshinin kapërcimin më të madh të gjatësisë me shkop, apo numrin më të madh të makinave të tërhequra me dhëmbë.