Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Turistja gjermane gjobitet në Shqipëri, por ndahet e kënaqur me sjelljen e policëve

Turistja gjermane gjobitet në Shqipëri, por ndahet e kënaqur me sjelljen e policëve

Një turiste nga Gjermania është gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në Shqipëri.

Ajo në llogarinë e saj në TikTok ka thënë se ishte e kënaqur me kontrollin nga policët shqiptarë.

Ajo ka thënë se e kanë “një bravo nga unë” teksa ka shtuar se ata nuk janë korruptuar gjatë kësaj kontrolle

Policia shqiptare ua ka shkruar gjobën në formë fature dhe turistja ka thënë se në të njëjtën formë gjobit edhe policia në Gjermani.

Krejt në fund, policët i kanë kërkuar që ta ndjekin njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe kanë filluar komunikimin.