Sot është publikuar një video ku shihet një burrë duke rrahur brutalisht një grua, raporton TV Arbëria.
Lidhur me këtë Vesel Gashi, zëdhënës për rajonin e Mitrovicës tha për TV Arbëria, se viktima dhe i dyshuari janë duke u intervistuar.
Rreth rastit është njoftuar dhe prokuroria e shtetit.
“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort.
Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij.
Polcia ofron siguri për qytetarët në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, thuhet në raportin e policisë. TV Arbëria