Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pesë shpikjet e Da Vinçit që mund të kenë revolucionarizuar teknologjinë

Pesë shpikjet e Da Vinçit që mund të kenë revolucionarizuar teknologjinë

Leonardo da Vinçi njihet jo vetëm si artist mjeshtëror, por edhe si shpikës vizionar idetë e të cilit përfshinin shumë fusha. Dizenjot e tij, shumë prej të cilave ishin shekuj para kohës së tyre, mund të kenë pasur progres të avancuar teknologjik po të ishin realizuar. Më poshtë janë pesë nga shpikjet më të jashtëzakonshme që ilustrojnë gjenialitetin e tij të pashoq.

Leonardo da Vinçi lindi me 15 prill të vitit 1452, në Vinçi të Italisë. Babai i tij ishte noter dhe mamaja e tij ishte fshatare. Leonardo u shkollua në studion e piktorit të njohur Verrocchio në Firence. Karriera e çoi në shumë qytete italiane dhe në fund në Francë, ku kaloi vitet e fundit nën patronazhin e Francisit I. Pavarësisht se njihet për kryevepra si Mona Lisa dhe Darka e Fundit, Leonardo i kushtoi një pjesa të madhe të jetës shpikjeve, dokumentimit të mbi 13,000 faqeve shënimesh dhe skicash.

1. Makina fluturuese

Një prej shpikjeve më ikonike të da Vinçit është makina e tij fluturuese. Frymëzuar nga fluturimi i lakuriqëve të natës, zogjtë dhe balonat, ai dizajnoi shumë modele me qëllimin për të mundësuar fluturimin e njeriut. Një dizajn i njohur kishte një skelet të drunjtë me një hapje krahësh prej më shumë 10 metrash. Krahët ishin të mbuluar me mëndafsh të imët, duke imituar strukturën e krahëve të lakuriqëve të natës. Piloti shtrihej me fytyrë nga toka në një dërrasë dhe pedalonte një manivelë për të lëvizur krahët falë një serie shufrash dhe pulexhash. Krahët ishin të dizajnuar edhe për dredhur ndërsa përplaseshin, një koncept i marrë nga observimi i hollësishëm i natyrës nga da Vinçi.

2. Autoblinda

Autoblinda e da Vinçit, e parë shpesh si pararendësja e tankut modern, ishte një tjetër dizajn revolucionar. Ai kishte një platformë rrethore të pajisur me topa të lehtë dhe që rrotulloheshin 360 gradë. Platforma ishte e mbuluar me një shtresë mbrojtëse dhe e përforcuar me pllakëza metalike, të projektuara për të mënjanuar zjarrin armik. Brenda, tetë burra rrotullonin manivelat për të lëvizur mjetin.

Edhe pse s’u ndërtua kurrë në kohë e da Vinçi, koncepti i një autoblinde nuk do të realizohej deri në Luftën e Parë Botërore, afro 400 vjet më pas. Dizajni i da Vinçit thekson qasjen e tij avangardë ndaj teknologjisë ushtarake, edhe pse mjetet praktike për të ndërtuar një makinë të tillë nuk ishin të disponueshme në kohën e tij.

3. Mitralozi

Da Vinçi projektoi edhe një armë 33 cilindërshe, koncepti i hershëm i një mitralozi. Dizajni trajtonte shpejtësinë e ngadaltë të mbushjes së topave bashkëkohorë duke organizuar tri radhë 11 armësh në një platformë rrotulluese. Kjo lejonte mbushje të njëkohshme dhe të shtëna sekuenciale duke rritur së tepërmi ritmin e të shtënave.

Kjo shpikje e Leonardos konsiderohet si pararojë e mitralozave modernë, që nuk do të përhapeshin në masë deri në shekullin 19. Dizajni i tij novator synonte të kapërcente kufizimet e armëve ekzistuese të zjarrit dhe tregon të kuptuarit e tij të nevojës për armë që qëllojnë shpejt në luftë.

4. Kostumi i zhytjes

Kur punonte në Venedik, da Vinçi dizajnoi një kostum zhytjeje me qëllim operacionet e sabotimit kundër anijeve armike. Kostumi ishte bërë me lëkurë derri të trajtuar me vaj peshku për të zbythur ujin, si edhe me një helmetë me syze të futura xhami dhe një tub frymëmarrjeje prej bambuje. Ky tub e lejonte zhytësin të merrte frymë ndërsa zhytej. Kostumi gjithashtu kishte një xhep ajri në xhaketë për rastet emergjente.

Një imitim i kostumit të zhytjes së da Vinçit u testua me sukses në një dokumentar të BBC-së, duke treguar se ishte një pararendës funksional i skafandrës. Vetëm në mesin e shekullit të 20-të, Jacques Cousteau dhe Emile Gagnan krijuan skafandrën moderne duke i dhënë vlera vizionit të da Vinçit të eksplorimit nënujor.

5. Roboti humanoid

Studimi i anatomisë njerëzore nga da Vinçi çoi në projektimin e robotëve të parë të njohur humanoidë. Krijuar rreth vitit 1495, kalorësi robotik mund të qëndronte në këmbë, të ulej ndenjur, të ngrinte ballikun, të hapte e të mbyllte gojën e të manovronte krahëve. Ai operonte përmes një sistemi pulexhash, kabllosh, mekanizmash dhe manivelash.

Kalorësi roboti u rizbulua vetëm në skica në vitet 1950. Në vitin 2002, specialisti i robotikës Mark Rosheim ndërtoi një model funksional duke u bazuar në këto dizajne, duke konfirmuar kështu gjenialitetin e da Vinçit. Ky robot ilustron aftësinë e Leornardos për të gërshetuar artin dhe shkencën dhe shtroi rrugën për zhvillime në të ardhmen të robotikës.

Shpikjet e da Vinçit, që shtrihen nga makinat fluturuese te kalorësit robotikë, tregojnë vizionin e tij të jashtëzakonshëm dhe frymën novatore. Ndonëse teknologjia e kohës së tij ishte e pamjaftueshme për të konkretizuar shumë nga idetë e tij, dizajnet e tij hodhën themelet konceptuale që do të frymëzonin përparimet e ardhshme teknologjike. /Ancient-origins – Syri.net

© SYRI.net

Themes by WordPress