Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Këshillat kryesore për t’i luftuar këto ditë të nxehta

Këshillat kryesore për t’i luftuar këto ditë të nxehta

Vala e të nxehtit ka kapluar mbarë botën këto ditë. Ndryshimi i klimës do të thotë se ditët e nxehta po bëhen edhe më të gjata, shkruan Reporteri.net.

Si të qëndroni të freskët?

Rrezet e diellit janë të mrekullueshme, por nxhetësia ekstreme mund të jetë vdekjeprurëse. Kryesisht prek të rinjtë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

1.Kushtoni vëmendje rrezeve të diellit

Është mirë t’ shmangni rrezet e diellit sidomos në pikun e ditës, në orët kur dielli është më i fortë. Por dihet se ndonjëherë nuk mund t’i shmangeni, prandaj, mbani mend disa gjëra kur i ekspozoheni diellit.

Vendosni krem kundër diellit

Mbulojeni kokën me një kepele

Gjeni ndonjë hije dhe shpesh pushoni aty. Kjo bën që t’ shmangeni pak rraskapitjes.

Veshuni me rroba me ngjyra të çelura. Mos veshni rroba të ngushta dhe të errëta.

2.Sa më të freskuar aq më mirë

I nxehti buron prej lëkurës. Pra është shumë mirë që lëkura të freskohet herë pas here me ujë të ftohtë.

Ka disa mënyra për ta mbrojtur lëkurën.

Lageni bluzën nganjëherë nëse jeni jashtë.

Bëni dush të freskët, por jo me ujë shumë të ftohtë. Duhet të freskoheni ngadalë.

Kyçet e duarve dhe të këmbëve kanë shumë pika pulsi ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që nëse i freskoni me ujë të ftohtë ato pjesë, do të freskoheni më shpejtë.

3.Pini shumë ujë

Në mot të nxehtë, është e rëndësishme të shmangni kafeinën dhe të siguroheni që po pini shumë ujë.  Nëse është e mundur, pini pije sportive izotonike për të rimbushur kripërat, sheqernat dhe lëngjet e humbura.

Ashtu si pijet e ftohta, edhe të nxehta, punojnë për të mbajtur konstante temperaturën tuaj. Konsumimi i pijeve të nxehta nuk do t’ju freskojë në mënyrë më efektive sesa pijet e ftohta. Në vapë, duhet të shmangni pijet që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë çajin dhe kafenë, zakonisht është më mirë t’i përmbaheni ujit.

Ndërsa djersitni gjatë gjithë ditës, lëngjet që po humbisni duhet të zëvendësohen për të shmangur dehidratimin.

Simptomat e dehidrimit përfshijnë:

Goja e thatë

Marramendje ose konfuzion

Dhimbje koke

Nëse nuk trajtohet, dehidrimi mund të çojë në lodhje nga nxehtësia. Nëse gjendja e personit përkeqësohet, duhet të telefononi ndihmën e shpejtë.

4.Mos konsumoni alkool

Alkooli shkakton dehidratim, i cili mund të godasë veçanërisht rëndë nëse trupi juaj tashmë po përpiqet të qëndrojë i freskët gjatë verës. Pirja e alkoolit gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë për të bërë një gjumë të mirë gjatë natës, diçka që tashmë është e vështirë në temperaturat më të ngrohta.

5.Hani ushqime të freskëta

Përmbajuni vakteve të lehta.

Ushqimi me përmbajtje të lartë uji si luleshtrydhet, kastraveci, selino dhe marulet, do t’ju ndihmojnë gjithashtu për t’ju mbajtur të hidratuar dhe të freskët gjatë verës.

 

Powered by WordPress