Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > REL: BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës

REL: BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës

Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Kështu mësoi Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së (PSC), ku morën pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Sipas burimeve, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të masave, siç edhe ka rekomanduar përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor, lidhur me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Ndërkohë, analisti Afrim Kasolli nëpërmjet një shkrimi dje në TV Arbëria, kishte paralajmëruar se me gjithë rekomandimin e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme Josep Borrell, për suspendimin e masave sanskionuese ndaj Kosovës nuk është e sigurt se shtetet e veçanta të Unionit do të pajtohen me këtë rekomandim të Borrellit.

Për më shumë detaje, gjeni më poshtë analizën e Kasollit:

Dita D e masave sanksionuese

 

 

Powered by WordPress