Sot është publikuar renditja e re e FIFA-s për kombëtaret e futbollit.
Kosova ka rënë për tri pozita dhe nga vendi i 102, tani gjendet në vendin e 105-të, duke u kaluar nga vende si Mozambiku dhe Madagaskari.
Shqipëria në anën tjetër nuk ka ndryshuar pozitë dhe mban vendin e 66-të në botë.
Në përgjithësi, renditjes i prin Argjentina, e ndjekur nga Franca e Belgjika, ndërsa top-10shen e plotësojnë, Brazili, Anglia, Portugalia, Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia.