Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Avokati i Justin Timberlake flet pas arrestimit të këngëtarit

Avokati i Justin Timberlake flet pas arrestimit të këngëtarit

Avokati i Justin Timberlake ka folur pas arrestimit të këngëtarit nën akuzat për vozitje në gjendje të dehur.

Edward Burke Jr, avokati që mbron çështjen e Timberalake lëshoi një deklaratë që u raportua gjerësisht nga mediet e huaja.

“Burke mezi pret të mbrojë fuqishëm zotin Timberlake kundër këtyre akuzave. Ai do të ketë shumë për të thënë në kohën e duhur. Ai është aktualisht në pritje të procedurës së të plotë nga zyra e Prokurorit të Distriktit”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Timberlake u arrestua në mëngjesin e hershëm të së martës më 18 qershor.

Krijuesi i hitit “Mirrors” u ndalua nga policia pasi daljes së tij nga American Hotel në Sag Hrbour, ku kishte kaluar kohë me miqtë e tij.

Timberlake u përball me një akuzë për vozitje në gjendje të dehur dhe me dy shqyrtime, një për mos-respektimin e shenjës stop dhe për dështimin për të qëndruar në korsi.

Powered by WordPress