Në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë po dyshohet për një mjet shpëthyes, shkruan Arbëria TV.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, potencoi ajo për Arbëria Tv.
Pas pak Arbëria Tv do t’iu sjell detaje nga vendi i ngjarjes.