Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Halil Matoshi për At Antonio Belushin: I fali tanë jetën Kosovës

Halil Matoshi për At Antonio Belushin: I fali tanë jetën Kosovës

Gazetari Halil Matoshi ka reaguar pas vdekjes së At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili me jetën e veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar. Belushi ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Matoshi ka thënë se At Belushi i fali tërë jetën Kosovës.

“I paska mshelë sytë për t’mramën herë, luftari i madh i çashtjes kosovare, arbneshi ynë Antonio Belushi! I paepun tue lypë anumanë drejtësi e liri për nji popull t’martirizuem, At Belushi i fali tanë jetën Kosovës! Pushoftë në paqen e pasosun kosovari me bindje e arbnesh me djep, me shpirtë e mendje të ndritun! Dritë pastë!”, ka shkruar Matoshi, derisa ka publikuar edhe një fotografi të shkrepur në Kongresin Amerikan në vitin 1990.

I quajtur edhe si “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, Belushi është ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar, gjithandej nëpër botë.