Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar hapjen e Qendrës Sportive të tenisit nga Rafael Nadal, në qytetin e Durrësit.
Pas ardhjes së akademisë së futbollit të klubit të madh anglez, Manchester City, Shqipëria vazhdon të jetë destinacion interesant edhe për sporte tjera.
I tillë është edhe sporti i tenisit, i cili do të rris popullaritetin në të ardhmen në Shqipëri, pas hapjes së një qendre sportive.
Është kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar se legjenda e tenisit, spanjolli Rafa Nadal, do ta hap këtë qendër në qytetin e Durrësit.
Postimi pa ndërhyrje i Edi Ramës
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t, ju uroj një ditë të mbarë