Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka dhënë një përditësim të situatës mbi krizën në Gaza.
Në përditësim ndër të tjera thuhet se gati 60 për qind e tokës bujqësore të Gazës është dëmtuar.
“Qindra mijëra njerëz të zhvendosur në jug të Gazës vuajnë pa strehim, ushqim e ujë. Rreth 57 për qind e tokës bujqësore të Gazës është dëmtuar”, thuhet tutje në këtë përditësim.