Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qeveria mban mbledhje, ndau mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Luginës

Qeveria mban mbledhje, ndau mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Luginës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.