Futbollisti Qazim Laçi u shpreh i kënaqur me rezultatin e kombëtares shqiptare e cila arriti ta nxjerrë një barazim kundër Kroacisë, me rezultat 2:2.
Laçi tha se është shumë i kënaqur me angazhimin e bashkëlojtarëve në fushë.
Ai tha se kundërshtari ishte shumë i fortë.
“Besoj që është arritje shumë e veçantë për ekipin kombëtar të marrë një pikë në ndeshjen e sotme. Kundërshtari ishte shumë i shumë i fortë, por jam i kënaqur për të gjithë çunat që e kanë dhënë maksimumin brenda në fushë”, tha ai pas ndeshjes për Klanin.
Autori i golit të epërsisë kundër Kroacisë u shpreh se barazimi i sotëm do ta shtojë besimin për lojën e ardhshme kundër Spanjës./GazetaSinjali/