Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shkurte Fejza nderohet me “Qelësin e qytetit të Tiranës” nga Erion Veliaj

Shkurte Fejza nderohet me “Qelësin e qytetit të Tiranës” nga Erion Veliaj

Shkurte Fejza është nderuar me “Qelësin e Tiranës”, të cilin ia ka dhuruar kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Artistja e madhe u nderua vetëm pak ditë para koncertit të madh të 50-vjetorit të karrierës, që do ta mbajë në Sallën e Kongreseve me 20 qershor.

E nderuar për vlerësimin artistja shqiptare në rrjetet sociale mes tjerave ka thënë se u përmbush ëndrra e saj rinore për Shqipërinë.