Ushtria izraelite thotë se gjatë natës ka kryer sulm me dron kundër një depoje armësh të Hezbollahut në Yaroun të Libanit jugor.
Në të njëjtën kohë, një tjetër goditje u krye kundër infrastrukturës që i përkiste grupit terrorist në Baraachit, shton IDF, shkruan The Times of Israel.
Ushtria deklaroi se një dron i ngarkuar me eksploziv i nisur nga Libani goditi zonën e Metula këtë mëngjes, duke mos shkaktuar asnjë të lënduar.
IDF thotë se një tjetër dron i dyshuar u rrëzua nga mbrojtja ajrore mbi qytetin verior të Sde Eliezer.
Asnjë sirenë nuk u dëgjua “sipas protokollit”, thuhej në deklaratë.
במהלך הלילה זוהו מספר מחבלי חיזבאללה נכנסים למבנה צבאי במרחב יארון המשמש כמחסן אמל”ח.
זמן קצר לאחר מכן כלי טיס של חיל האוויר תקף את המבנה ובו החולייה. במקביל, הותקפה תשתית טרור של הארגון במרחב ברעשית>> pic.twitter.com/ih6fXCQvOp— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) June 19, 2024