Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen dy persona në Suharekë pasi u rrahën me njëri – tjetrin, ishin vëllezër

Arrestohen dy persona në Suharekë pasi u rrahën me njëri – tjetrin, ishin vëllezër

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Suharekë, pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndim trupor dhe ka pranuar tretmanë mjekësorë.

Të dy më pastaj janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si sulm dhe dhunë në familje.