Portieri i Kosovës, Visar Bekaj është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7 kushtuar Kampionatit Evropian.
Ai ndër tjera foli edhe për pjesën e Kombëtares së Kosovës, teksa tha se ndeshja me Rumaninë është vendimtare.
“Ndeshja me Rumaninë ka me vendos çdo gjë, edhe për të ardhmen e Kombëtares, jo vetëm në Ligën e Kombeve”, tha Bekaj.