Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë, shkruan Arbëria TV.
Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”, derisa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:25, viktima femër e lindur në vitin 1949, është gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK” në Gjakovë, në banesën e saj (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj). Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.