Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj profesorit të dyshuar për ngacmim seksual ndaj studenteve, Xhevat Krasniqi, shkruan Arbëria TV.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, potencoi ajo.
Kujtojmë se Krasniqi ishte pezulluar nga puna më 23 prill./Arbëria TV/