Sot gjatë ditës në Skenderaj është bërë përurimi i shtatores së 7-vjeçarit, Leutrim Ahmeti, i cili u vra gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan TV Arbëria.
Shtatorja ëhstë zbuluar për nder të ditës së çlirimit në komunën e Skenderajt, ku sot u shënuan 25 vite nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe.
Ngjarja ka filluar nga ora 13:30 në oborrin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” afër sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.
Leotrim Ahmeti si 7-vjeçar vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros. Tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti. /TVArbëria