Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deputetja e LDK-së i quan qesharake deklaratat e Kurtit për zgjedhjet nacionale: Po dihet kush ka frikë, ata që po bëjnë darka të fshehta

Deputetja e LDK-së i quan qesharake deklaratat e Kurtit për zgjedhjet nacionale: Po dihet kush ka frikë, ata që po bëjnë darka të fshehta

Dje gjatë tubimit të Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar për opozitën se “zgjedhjet më 2025, s’mund t’i shtyjnë pafundësisht”, raporton TV Arbëria.

Sa i përket kësaj deklarate ka pasur reagime të ndryshme, po ashtu reagim tjetër për TV Arbëria ka pasur edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila ka theksuar se tashmë po dihet kush ka frikë nga zgjedhjet, “ata që po bëjnë marrëveshje të fshehta”.

“Frikë nga zgjedhjet? Tashmë po dihet kush ka frikë nga zgjedhjet, ata që po bëjnë darka dhe marrëveshje të fshehta”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo vlerëson se LDK-ja do të dalë partia e parë.

“LDK-ja nuk ka frikë sepse nuk ka pasur frikë as në kohët më të vështira. Do të dalim partia e parë sepse jemi çdo ditë në takime me qytetarët dhe për ta siguri dhe të ardhme evropiane ka vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës“.

Krasniqi deklaratat e Kurtit i quan qesharake pasi sipas saj nga frika ai është dorëzuar.

“Deklaratat e Kurtit janë qesharake sepse nga frika është dorëzuar dhe pas dorëzimit është nënshtruar tek ata që me vite i ka quajtur hajdutë dhe tradhëtarë”, theksoi Krasniqi për TV Arbëria.

Powered by WordPress