Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi i replikon Bajqinovcit: Mentaliteti i LVV, servilizmi me kurrizin legen e ballin e përlyer

Krasniqi i replikon Bajqinovcit: Mentaliteti i LVV, servilizmi me kurrizin legen e ballin e përlyer

Dardan Krasniqi, i njohur edhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nëpërmes një postimi ka reaguar ashpër ndaj deputetit gjithashtu të kësaj partie, Mefail Bajqinovcit.

Ky i fundit në një emision sportiv deklaroi se “po ta kishte Shqipëria mentalitetin e VV-së do të fitonte kundër Italisë”.

Krasniqi iu është kundërpërgjigjur duke thënë se mentaliteti aktual i VV-së është servilizmi me kurrizin legen e ballin e përlyer.

“Me pas mentalitet politik kombëtarja, sot ish kanë duke pordhur në shishe plehrave të fushave me lloq, barit të pakositur nëpër rrugë e parqe, rrugëve me gropa e me ninullat neotitiste! Që i madh e i vogël është strukur e nuk guxon me lëshuar një zë” shkroi tutje Krasniqi.