Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Planifikoi arratisjen e Arkanit nga burgu, dënohet me 19 vite burg për kontrabandë kokaine në Brazil: Kush është bosi serb i drogës Kole, i cili sot gjykohet për 2 ton drogë

Planifikoi arratisjen e Arkanit nga burgu, dënohet me 19 vite burg për kontrabandë kokaine në Brazil: Kush është bosi serb i drogës Kole, i cili sot gjykohet për 2 ton drogë

Sot në Gjykatën Speciale në Beograd fillon gjykimi i Sllobodan Kostovskit i njohur ndryshe si Kole, i cili ka të bëjë me thyerjen e zinxhirit të kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, gjegjësisht kur u gjet një varkë me vela me rreth dy tonë kokainë, në Atlantik.

Kostovski, i cili është i njohur për publikun e gjerë që nga vitet 1990, si njeri i afërt i Zheljko Razhnatoviq Arkanit, është identifikuar si kreu i grupit.

Për Sllobodan Kostovskin dhe të akuzuarit e tjerë nesër do të mbahet seanca paraprake, në të cilën të akuzuarit duhet ta pranojnë fajësinë shkurtimisht.

Bëhet fjalë për një grup që u arrestua në gusht të vitit të kaluar, ndërsa detajet e aksionit në të cilin “ra” Kostovski i kishte bërë të ditura atëherë nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar. Së pari, në bashkëpunim me policinë, u sekuestruan rreth dy ton kokainë në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Atlantik

Kokaina ishte e paketuar në disa pako individuale, të cilat ndodheshin në çanta sportive, dhe varka me vela drejtohej nga një shtetas ukrainas dhe një çek.

Më pas ato organizoheshin nga Kostovski, i cili në atë moment ishte në kërkim edhe nga Interpoli për arratisje nga burgu në Brazil.

Më pas u bë e ditur se ky grup kriminal organizonte transportin e lëndës narkotike kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Serbisë për shitje të mëtejshme, duke siguruar varka me vela, duke kontaktuar shitës të drogës, duke organizuar lokacione për marrjen dhe shkarkimin e kokainës.

Planifikoi arratisjen e famshme të Arkanit nga burgu

I arrestuari Kostovski ishte i njohur edhe më herët për publikun e gjerë, ai njihej si njeri i afërt i Zheljko Razhnatoviq Arkanit dhe të dy mbahen mend për një sërë grabitjesh në Suedi. Siç shkruan portali ynë, për një të tillë flitej shpesh në vitet ’80.

Publiku ende e mban mend arratisjen e famshme të Arkanit nga burgu për shkak të kësaj grabitjeje dhe ideatorët e planit të arratisjes ishin Kostovski dhe Karlo Fabiano.

Fabijano dhe Kostovski arritën t’i hedhin armën Razhnatoviqit, i cili kërcënoi gardianët dhe me ndihmën e të dënuarve të tjerë, u hodh mbi murin katër metra të lartë, iu shmang telit me gjemba dhe u gjend jashtë mureve të burgut. E gjithë kjo ka ndodhur gjatë një shëtitjeje të rregullt të të burgosurve dhe mediat botërore kanë shkruar për arratisjen e pazakontë, ka shkruar më herët portali ynë.

Gjithashtu u tha se Kostovski dhe Fabiano u përpoqën me të gjitha mënyrat për ta nxjerrë Arkanin nga burgu. Thuhet se ata duhej të merrnin leksione fluturimi për të shpëtuar Razhnatoviqin me helikopter, por në fund ia dolën në një mënyrë më të lehtë.