Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pengoi zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një gjobë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Pengoi zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një gjobë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i pengoi zyrtarët policor derisa po i shqiptonin një gjobë për një kundërvajtje në trafik.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 17.06.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte penguar zyrtarët policor derisa po i shqiptonin një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.