Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7 se i pengon që kosovarët “ia fusin gishtat në sy shqiptarëve”, kur flitet për patriotizmin.
Ai ka thënë se patriotizmin e sheh nga këndi praktik.
“Çfarë më pengon te pjesa jonë e kosovarëve, disi shumë ia fusim gishtin në sy shqiptarëve dhe ia shohim për të madhe dhe përpiqemi me dhunë; kapeni duajeni flamurin, bëhuni patriota, pështilluni me flamur”, ka thënë Mirena.
Sipas gazetarit Mirena, shoqëria e Shqipërisë është e vetmja normale në Ballkanin Perëndimor.
Ka shtuar se shoqëria kosovare ka mbetur në të kaluarën, teksa shoqërisë shqiptare thotë se nuk po i intereson e kaluara – kjo po rrjedhon sipas Mirenës që ata ta bëjnë një kombëtare që shkon ne evropian, të ndërtojë një stadium në nivele të larta.