Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gorani për Abazoviqin: Edhe po të dojë t’i bëhet tifoz Serbisë, nuk e pranon vet Serbia

Gorani për Abazoviqin: Edhe po të dojë t’i bëhet tifoz Serbisë, nuk e pranon vet Serbia

Analisti Dukagjin Gorani duke komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Malit të Zi se do “të jetë në stadium për ta mbështetut Serbinë në ndeshjen me Anglinë”, tha se Serbia nuk e pranon atë të bëhet tifoz i tyre.

“Unë mendoj që Dritan Abazoviq e ka marrë një qëndrim që ai vetën e sheh nga prizma e qytetarisë, e sheh si individ që jeton në Mal të Zi që ka bindje të caktuara, mirëpo atonuk ndërlidhen dosido me identitetin e tij etnik…”, tha Gorani më tej.

“Të jesh tifoz i Serbisë, në radhë të parë të pamundësohet nga ana e vetë Serbisë, njeriu nuk mundet. Njeriu s’mundet me qenë tifoz i një shteti që vetën mundohet me përjetu si një klub ekskluziv vetëm i një etnie e mbi atë i vetëm një religjioni”, tha Gorani.

“Ideja e nocionit të kombit te serbët nuk lejon hapësirë prë ndonje joserb me përkrah”, tha Gorani në Pressing.