Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident mes një veture dhe një motoçikleta ka ndodhur në Pejë, ku si pasojë e të cilit është lënduar motoçiklisti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i lënduari është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë”, thuhet tutje në konfirmim.