Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Në Kroaci e quajnë ylli më i madh shqiptar: Flet rrjedhshëm katër gjuhë, ndiqet nga gati një milion njerëz

Në Kroaci e quajnë ylli më i madh shqiptar: Flet rrjedhshëm katër gjuhë, ndiqet nga gati një milion njerëz

Eva Murati, një prezantuese televizive dhe tifoze e pasionuar e futbollit, u bë virale gjatë festës së golit historik të Shqipërisë në Euro 2024.

Shqiptarja nga Elbasani ka marrë vëmendjen e mediave kroate para duelit mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Evropian.

Po kush është Eva Murati?

Mediat kroate shkruajnë se krahas prezantimit televiziv dhe 941 mijë ndjekësve në Instagram, Murati në Shqipëri njihet edhe si aktore dhe modele. Murati prej tetë vitesh drejton një emision për Champions League dhe së fundmi ishte në Kroaci në Festivalin e Mediave Sportive Sunset, i cili u zhvillua në Zarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

Edhe pse ishte hera e parë në Zarë, nuk ishte hera e parë që vizitonte Kroacinë, shkruan Jutarnji List.

Sipas mediave, shqiptarja ka vizituar Kroacinë kur ishte fëmijë. Ajo kishte shkuar atje për pushime me familjen e saj, ku ka shijuar ushqimin dhe detin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

Siç shkruan The Sun, Murati ka lindur në Elbasan dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, spanjisht dhe italisht dhe, sipas The Sun, shqiptarja është tifoze e Juventusit.

Të mërkurën ajo do ta mbështesë sërish Shqipërinë e saj, e cila do të përballet me Kroacinë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Ndeshja do të luhet në Hamburg.