Presidentja e Kosovës ka njoftuar se sot në Zvicër është takuar me ministrin australian Bill Shorten.
Osmani thotë se temë diskutimi ishte mbështetja e palëkundur të vendit të tij për Kosovën
“Së bashku, diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera, zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe rolin e paçmuar të diasporës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.