Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryeministri serb sonte takohet me Lajçakun në Greqi

Kryeministri serb sonte takohet me Lajçakun në Greqi

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet, më 17 dhe 18 qershor, në Athinë të Greqisë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, atje Vuçeviq më mbrëmje do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak.

Shefi i ekzekutivit serb do të flasë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. A jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të vrullit të ri?”