Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Si ndikon konsumimi i alkoolit në shëndet?

Si ndikon konsumimi i alkoolit në shëndet?

Alkooli etilik (etanoli) është përbërësi kryesor i pijeve alkoolike. Ai është përgjegjësi kryesor për problemet shëndetësore që lidhen me konsumin e alkoolit, pavarësisht nëse konsumohet në formën e verës, birrës apo pijeve të forta alkoolike (mbi 40% volum alkool).

Substancat e tjera toksike, të cilat mund të kenë erë të ngjashme me alkoolin etilik, mund t’ju shtohen pijeve të falsifikuaratë cilat mund të jenë prodhuar në forma të jashtëligjshme apo informale; ose mund të jenë të pranishme në produktet alkoolike, të cilat nuk janë prodhuar për qëllime konsumi, si p.sh. dezinfektantët. Përbërësit e shtuar (siç mund të jetë metanoli) mund të rezultojnë me vdekje, qoftë edhe në doza shumë të vogla (gjithashtu mund të shkaktojnë verbëri, probleme me veshkat, intoksikim, etj.). Për shkak të mendësive apo besimeve që alkooli ka efekt mbrojtës ndaj COVID-19 janë shënuar raste vdekjeje në vende të ndryshme të botës. Vdekje këto që mund të shmangeshin me informimin e duhur!

Efektet kryesore të alkoolit janë:

Konsumi i alkoolit ka efekte afatshkurtra dhe afatgjata shëndetësore, që prekin thuajse gjithë organet e trupit tuaj. Përgjithësisht, faktet shkencore tregojnë se nuk ka një kufi të sigurtë (dozë të sigurtë) – për më tepër, rreziku i dëmtimit të shëndetit tuaj shtohet me çdo pije që ju konsumoni.

Konsumi i alkoolit (e veçanërisht në sasi të tepruara), dobëson sistemin imunitar , e për rrjedhojë dobëson aftësinë e organizmit tonë për t’u përballur me sëmundjet infektive.

Konsumi i alkoolit, madje edhe në sasi fare të vogla, është i lidhur me lloje të ndryshme kanceri.

Konsumi i alkoolit shtrembëron mënyrën tuaj së të menduarit, gjykuarit, sjellurit dhe vendim-marrjen.

Konsumi i alkoolit (edhe në sasi të moderuara) gjatë shtatzënisë përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për foshnjën ende të pa lindur.

Konsumi i alkoolit mund të shtojë rrezikun, shpeshtësinë dhe ashpërsinë përsjellje të dhunshme apo agresive(si p.sh.: dhunimi i partnerit intim, dhunim seksual, dhunim i të rinjve, abuzim me të moshuarit dhe dhunë e ushtruar tek fëmijët).

Konsumi i alkoolit shton rrezikun për vdekje apo lëndime prej aksidenteve rrugore, rënieve nga lartësitë ose mbytjet (në det, liqen, pishina).

Konsumi i tepruar i alkoolit shton rrezikun për Sindromën e Distresit Respirator Akut, një prej komplikacioneve më të shpeshta dhe të ashpra të infeksionit COVID-19. /Teuta Muhollari PhD

Powered by WordPress