Të gjithë duam të jemi të shëndetshëm dhe të paprekshëm nga gripi. Por kjo është një ndër periudhat më delikate për virozat, prandaj duhet të kemi shumë kujdes. Por çfarë të bëjmë nëse jemi ftohur dhe kemi një kollë që nuk na lë rehat.
Kosi është plot me probiotikë, të cilët mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, sipas Kristi L. King, dietolog në Spitalin e Fëmijëve në Teksas dhe një zëdhënës kombëtar për Akademinë e Ushqimit dhe Dietikës.
Kosi përmban gjithashtu një forcues tjetër imunitar: zink. Hulumtimet tregojnë se zinku mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes, por sasia e nevojshme e tij është të paktën 75 miligramë.
Karbohidratet në kos ofrojnë energji, e cila ju nevojitet për t’u shëruar nga të ftohurit. Një studim i fundit, i financuar nga Këshilli Kombëtar i qumështit, zbuloi se kur gratë konsumuan çdo ditë kos për nëntë javë, ato kishin zvogëluar inflamacionin në gjak.
Pavarësisht aftësisë së tij për të ndihmuar në luftën kundër ftohjes, ekspertët thonë se nuk ka arsye për të mos zgjedhur kosin kur keni vështirësi të kapërdiheni.
“Kosi është i butë dhe zbret lehtë, kështu që nëse keni dhimbje fyti, apo edhe rrjedhje hundësh, ai është i rehatshëm për t’u ngrënë”, – tha Rubin.
Për përfitime maksimale, rekomandohet të hani kos të thjeshtë me ushqime të tjera të pasura me antioksidantë, të tilla si manaferrat, të cilat kontribuojnë në ëmbëlsinë natyrale të ushqimit. Kombinimi i kosit me boronica ose luleshtrydhe do t’ju japë një dozë shtesë të vitaminës C dhe antioksidantë për të luftuar ftohjen.