Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Flamuri rus në ndeshjen Serbi-Angli, Musliu: Sanksionimi i Rusisë nga Evropa, i pakuptimtë

Flamuri rus në ndeshjen Serbi-Angli, Musliu: Sanksionimi i Rusisë nga Evropa, i pakuptimtë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas shfaqjes së flamurit të Rusisë nga tifozët serb në ndeshjen e Kampionatit Evropian 2024, Serbi-Angli. Ai ka theksuar se sanksionimi i shtetit rus nga Evropa është i pakuptimtë, pasi që flamuri i Rusisë është sjellë nga serbët.

Ai ka postuar një fotografi në “X”, ku shihet që flamuri rus është vendosur afër atij serb.

“Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë! Pse të shqetësoheni? Flamuri rus në Euro2024 është sjellë nga serbët! Euro2024”, ka shkruar Musliu. E në stadiumin e Gelzenkirhenit, ku po zhvillohet kjo ndeshje janë shpalosur edhe flamuj serb me hartën e Kosovës me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë në Grupin C, po zhvillohet në Gjermani në kuadër të Euro 2024.