Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Gjakovë – Klinë, shkruan Arbëria TV.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka potencuar ai për Arbëria TV.
Sipas Elezajt, rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë./Arbëria TV/