Policia ka bërë të ditur se shkaku i plagëve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që babai i saj është arrestuar.
I arrestuari, dyshohet se në momentin kur e ka plagosur të bijën ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Rasti ka ndodhur në Prizren, derisa Policia e Kosovës e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.