Në emisionin “EURO N’T7” është diskutuar sonte se cfarë ka ndodhur në rrafshin ekonomik për 25 vjet pas çlirimit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se sa i përketë investimeve kapitale qeveria Kurti i ka ndalur krejt dhe me këtë është ndalur edhe zhvillimi ekonomik.
Sipas tij në vitin 2000 kur ai ishte për herë të parë kryetar komune buxheti i tyre ishte 40 mijë marka gjermane, ndërsa që pagat siguroheshin nga donacionet e ndryshme.
“Halli ynë kryesor atëherë ishte që t’i kthenim njerzit në shtëpit e tyre, të cilët nuk kishin as kulm mbi kokë, ndërsa ne si komunë kishim buxheti vetëm 40 mijë marka gjermane. Ne filluam të ndërtonim shtet a nuk kishim as objekt. Në kohën kur përfundova mandatin unë e lashë komunën me 78 milionë euro investime që ishin siguruar nga institucionet e ndryshme evropiane dhe pjesërisht amerikane pa përfshi autostradën e Gjilanit që ishte projekt qeveritar. Cka ka ndodh kur LVV ka ardh në pushtet i ka ndal gjitha projektet sepse kinse janë të ish pushtetit dhe se kur të përfundojnë meritatë i shkojnë Lutfi Hazirit”. ka shtuar nënkryetari i LDK-së.
Në anën tjetër Haziri thotë se asnjë projekt i ri kapital nuk ka ardhur në Gjilan, kanë përmendur qarkoren e qytetit i cili ishte projekti i imi, ndërsa që kanë projektu fazën e dytë të autostradës së Gjilanit pa e përfundu fazën e parë.
“Kanë ardhur në Gjilan dhe kanë folur për tri projekte që kanë me fillu në vitin 2025, ky është një mashtrim klasik për qytetarët e Gjilanit”, ka theksuar Haziri i cili kryetar komune deri në vitin 2021.
Nënkryetari i LDK-së thotë se ngjashum është në gjithë vendin sikur është projekti i magjitrales për Mitrovicë, Podujeve apo Pejë, projekte këto që janë nisur shumë më herët dhe janë ndalur kur këta kanë ardhur në pushtet për të rifilluar tash në fund të mandatit sepse i ka kapur sikleti i zgjedhjeve.