Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > S’ka më vend për dyshime, Tom Hardy është gati për t’u rikthyer në ‘Peaky Blinders’

S’ka më vend për dyshime, Tom Hardy është gati për t’u rikthyer në ‘Peaky Blinders’

Tom Hardy ka folur së fundmi për rikthimin e serialit “Peaky Blinders” me Cillian Murphy dhe ka lënë të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë e kastit.

“Njëqind për qind, Alfie patjetër do të dalë, por nuk e di kur”, tha ai.

Hardy luajti Alfie Solomons, kreun e një bande me bazë në Camden Town. Edhe pse kasti për filmin e ardhshëm nuk është bërë i ditur, krijuesi Steven Knight ka konfirmuar se Murphy do të jetë sërish në rolin kryesor.

Pak më parë, përmes Twitter-it, ekipi i Netflix publikoi një foto nga skenari i filmit, të cilin Tom Harper e drejton sërish.

“Tommy Shelby Shelby është kthyer. Një film Peaky Blinders me Cillian Murphy po vjen në Netflix”, thuhet në postim.

Rikthimi i Murphy si Tommy Shelby për ‘Peaky Blinders’ nuk ishte surprizë, duke qenë se aktori ka shprehur prej kohësh interes për të luajtur në projekt, për sa kohë që skenari ishte mjaft i denjë.

“Jam vërtet krenar për sezonin e kaluar. Kështu që unë duhet të ndihem legjitim dhe i justifikuar për të bërë më shumë” , tha Murphy për Rolling Stone UK vitin e kaluar për filmin.