Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Ishte sikur dikush më futi një thikë në gjoks” – Shakira flet për ndarjen nga Pique

“Ishte sikur dikush më futi një thikë në gjoks” – Shakira flet për ndarjen nga Pique

Shakira ka folur sërish për ndarjen e saj të bujshme me futbollistin Gerard Pique. Këngëtarja kolumbiane, në një intervistë të re për ‘Rolling Stone‘, pranoi se pas divorcit ndjeu dhimbje fizike dhe emocionale.

“Dhimbja që ndjeva ishte ndoshta më e keqja që kam përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte goditur me thikë në gjoks. Ndjenja ishte kaq e vërtetë”, tha ajo.

Ajo iu referua edhe këngës “Monotonia” që publikoi pas ndarjes. Në këngë ajo vajton lidhjen e saj dhe në video Shakira qëndron para një dyqani dhe në një moment dikush e godet me grusht në gjoks.

“Ata u përpoqën të më ndalonin, më thanë: ‘Mendo pak. Pse do të ekspozohesh kështu? Është shumë’. Ato ishin foto të vështira, apo jo? Por ishin të vërteta, kështu u ndjeva”, pranoi ajo.

Kujtojmë se Shakira dhe Pique i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre afatgjatë në mesin e vitit 2022.

Powered by WordPress