Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rreth 80 policë të Kosovës dhurojnë gjak

Rreth 80 policë të Kosovës dhurojnë gjak

Zyrtarë policorë të Njësive Speciale kanë dhuruar gjak sot në shënim të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’.

Këtë vit motoja ishte “Dhuro gjak, dhuro jetë”, për nder të Ditës botërore të dhurimit të gjakut.

Nga Divizioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, përafërsisht 80 pjesëtarë kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.

“Sot, më 14 qershor 2024, nga ora 11:00, në ‘Sheshin Nëna Terezë’, Prishtinë me moton: “Dhuro gjak, dhuro jetë”, për nder të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’, nga Divizioni i Njësive Speciale të PK-së, përafërsisht 80 pjesëtarë kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.