Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Detaje të reja nga rasti në Prizren, 44-vjeçari theri me thikë në shpinë vajzën e tij 21-vjeçare

Detaje të reja nga rasti në Prizren, 44-vjeçari theri me thikë në shpinë vajzën e tij 21-vjeçare

Një 44-vjeçar në Prizren mbrëmë pas mesnatës e ka therrur me thikë vajzën e tij, shkruan Arbëria TV.

Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se viktima është 21-vjeçare, ndërsa i dyshuari, pra babai i vajzës ka qenë në ndikimin e alkoolit.

“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, potencoi Bytyqi./Arbëria TV/

Powered by WordPress