Një rast i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Prizren, ku një person ka tentuar ta vras vajzën e tij, duke e therur me thikë. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ku pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me mjetin e mprehtë të bijën e tij rreth 21-vjeçare.
Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari është recidivist i dhunës në familje.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, janë kryer procedurat e nevojshëm dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se vajza e të dyshuarit fatmirësisht është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin, kanë nisur hetimet dhe po zbardhen rrethanat që çuan deri në eskalimin e konfliktit verbal.