Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohen tre persona

Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona më shtetas të huaj të cilët kishin bëre kalim të paautorizuar në pikën kufitarë në fshatin Izvor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se të njëjtit kishin hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

“Fsh. Izvor / 13.06.2024 – 13:30. Njësia policore gjatë patrullimeve ka ndaluar një veturë me targa të huaja në të cilën gjendeshin tre persona me shtetësi të huaj të cilët kishin hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.