Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në Britani tallen me shtatoren e Blairit në Ferizaj, e krahasojnë me një aktor australian

Në Britani tallen me shtatoren e Blairit në Ferizaj, e krahasojnë me një aktor australian

Zbulimi i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, para disa ditëve në Ferizaj është bërë lajm – jo fort për të mirë – edhe në atdheun e tij. Disa në internet e krahasuan shtatoren me aktorin Australian, Jason Donovan.

Shtatorja e Blairit u zbulua të mërkurën në Ferizaj, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Blair e vizitoi vendin tonë dhe iu drejtua deputetëve të Kosovës me një fjalim.

Megjithatë, një postim i shpërndarë nga ish-sekretari i Blairit, Alistair Campbell, u bë viral, pasi ai e shpërndau fogtografinë e shtatores në përpjekje për ta nxitur publikun britanik që ta votojë Partinë Laburiste, por reagimet u bënë komike menjëherë.

Përdoruesit e internetit nuk mund t’u besonin syve para figurës së zbuluar dhe ishin të bindur se ishte bërë ndonjë gabim, raporton gazeta britanike “The Independent”.

“Zbulohet statuja e Jason Donovanit. Do të duhej të ishte Tony Blair” – u tall një përdorues i rrjetit X.

“Ky është Jason Donovani…” – shkroi një tjetër.

“Shikova pse Jason Donovan ishte në trend, tani nuk mund ta heq nga sytë se sa shumë duket ai si Tony Blairi” – shkroi dikush.