Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > “Lëre rehat” – Sara kafshon Bardhin, Egla i del në mbrojtje

“Lëre rehat” – Sara kafshon Bardhin, Egla i del në mbrojtje

Sara Gjordeni dhe Bardhi, çifti, që u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, janë aktiv nga rrjetet sociale dhe ndjekësit nuk i kursejnë komentet pozitive për ta.

Në disa foto të postuara në “Instagram”, Sara duket teksa kafshon Bardhin në faqe. “I thashë do të t’i grij faqet jashtë, s’më besoi”, shkruan ajo me humor.
Mes fansave, komentoi edhe fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, që i ka dalë “në mbrojtje” Bardhit.

“O Zot i madh, lëri mi rehat Bardhin nga faqet”, shkruan aktorja, ndërsa Sara i përgjigjet më tej: “hajde shpëtoje se vetë nuk ikën ky harroje, i lezeton. Love u”.