24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 46 aksidente trafiku me dëme materiale janë shkaktuar brenda 24 orëve të fundit në vend.
Policia e Kosovës ndërkohë ka njoftuar se në të njëjtën kohë ka shqiptuar afro 2 mijë tiketa trafiku.
Saktësisht përgjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1 mijë e 739 tiketa trafiku.
Gjithashtu Policia ka arrestuar 16 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.