Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Hailey Bieber zbulon vështirësitë e shtatzënisë: Kush më tha që…

Hailey Bieber zbulon vështirësitë e shtatzënisë: Kush më tha që…

Modelja Hailey Bieber, do të bëhet nënë për herë të parë. Së fundmi, ajo ka treguar vështirësitë që po kalon gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë.

Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory”, ku krahas ka treguar përjetimet e saj të pritjes së ëmbël.

“Pra, kush më tregoi për dhimbjen e shpinës”, shkruan modelja.

Sigurisht që dhimbjet e shpinës janë të zakonshme te gratë shtatzëna, që mund të jetë rezultat i peshës shtesë ose ndryshimit të niveleve të hormoneve.

Nga ana tjetër, disa këshilla për të lehtësuar dhimbjen e shpinës gjatë shtatzënisë përfshijnë ushtrimin e qëndrimit të mirë, gjumin, qëndrimin aktiv dhe testimin e terapisë së nxehtë ose të ftohtë.

Powered by WordPress