Gjithashtu kanë qenë kalimtarët ata që kanë ndihmuar të rinjtë dhe kanë lajmëruar Policinë. Ndërsa personat e aksidentuar kanë pësuar lëndime dhe djegie, njëri prej tyre ka frakturë në qafë dhe këmbë, duke u shtruar në spital.
Ndërkohë autoritete kanë nisur hetimet për zbardhjen e fakteve dhe pas punës shteruese u identifikua si mjeti ashtu edhe pronari i tij. Më pas, autoritete gjetën autorin, i cili u arrestua për veprën penale të vrasjes në tentativë dhe një tjetër kundër sigurisë në komunikacion.