Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Bashës i ikën një deputete: Kam qenë dhe jam deputete e Partisë Demokratike

Bashës i ikën një deputete: Kam qenë dhe jam deputete e Partisë Demokratike

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano ka konfirmuar vendimin e saj politik, i cili mesa duket është ndikuar nga vendimi i Apelit të para pak ditëve për vulën e kësaj force politike.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Bano shprehet se është dhe do mbetet deputete e Partisë Demokratike.

“Të dashur qytetarë,

Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar,

Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve, simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Bano në Facebook.

Themes by WordPress